You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SA KOT NA SHKOI KJO JETË!

SA KOT NA SHKOI KJO JETË!

Sa kot na shkoi kjo jetë!

© Lorena Stroka
Sa kot na shkoi kjo jetë,
as qeshëm,
as gëzuam,
as folëm njëherë vërtet.
Puna,
rutina,
e nesërmja që vjen,
na trishtuan,
zhgënjyen,
zemrën na brenë.
Veç në ëndrra shijuam
ca “copëza jetë”,
“copëza” që pas çdo zgjimi
sërish na linin shkretë…
 

nga libri – KUDO DHE ASKUND

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top