Sa gjatë mund të jetojnë kometat (I)?
Planetet e sistemit diellor zakonisht ndahen në dy grupe. Ata që ndodhen më pranë Diellit (Merkuri, Venusi, Toka dhe Marsi) – quhen planete tokësorë – sipërfaqet e tyre karakterizohen pothuajse nga e njëjta përbërje kimike. Në të kundërt, planetet si (Jupiteri, Saturni, Urani, dhe Neptuni) kanë më shumë hidrogjen dhe helium në shtresat e tyre të jashtme. Gjithashtu, përreth Diellit vërtiten shumë planete të vegjël që quhen asteroide, që kanë përbërje kimike të ngjashme me atë të planeteve tokësore. Ndonjëherë zona e Diellit pret vizitën e kometave, të cilat janë kimikisht të ndryshme në krahasim me dy grupet e lartpërmendura të planeteve. Thuhet se në sistemin tonë diellor ekziston një numër i madh trupash të vegjël qiellorë. Të cilët lëvizin përtej orbitës së Plutonit, në të ashtëquajturën “Re Oort”. Në mënyrë tipike, trupat e ngurtë që përmban kjo re, së bashku me gazrat dhe pluhurin galaktik, vërtiten përreth Diellit njëlloj si planetet. Lëvizin ngadalshëm, por nganjëherë kur kalojnë shumë pranë njëri tjetrit, masat dhe drejtimet e shpejtësive të tyre, mund të shfaqin ndryshime të rëndësishme. Në rast se ndodhë një takim i tillë, domethënë që një trup qiellor të transferojë një pjesë të konsiderueshme të rrëmbimit të tij tek një tjetër, ndryshon orbita e tij fillestare, duke e çuar më pranë Diellit.
Astrologët pohojnë se ky trup qiellor zbret nga “Reja Oort” në rajonin diellor. Në varësi të shpejtësisë që ka kur ndodhet në periferi të sistemit diellor, ky trup mund të shndërrohet në vizitor të përkohshëm ose në kometë me periudhë të gjatë qendrimi.
Duke kaluar pranë ndonjë planeti të madh, një trup i tillë qiellor mund të ndryshojë sërish shpejtësinë e tij (domethënë të bëjë një manovrim gravitacional), dhe të bëhet një kometë me periudhë më të shkurtër rrotullimi, si për shembull “Kometa Halley”. Vëzhgimet astronomike nga bishtat e kometave treguan se bërthamat e kometave përbëhen nga substanca të paqendrueshme, si uji, metani dhe amoniaku. Pa dyshim që mbeten ende shumë gjëra për t’u mësuar në lidhje me ndryshimet që shfaqen në përbërjen kimike midis dy grupeve të planeteve dhe kometave.
Sa kohë jeton bërthama e akulltë e një komete?
Për të vlerësuar jetëgjatësinë e një komete, fillimisht bëhen disa supozime, si, procesi më i shpejtë i shkrirjes së akujve në zonën ekuatoriale se sa në atë polare. Pra, për shkak të këtij sublimimi të pabarabartë të akullit, kometa merr formë të zgjatur përgjatë boshtit të rrotullimit. Ritmi i hollimit të kometës nuk varet nga madhësia e saj, por nga balancimi i rrjedhjeve energjike, për shkak të përthithjes së energjisë diellore dhe humbjeve si rrjedhojë avullimi. Gjithashtu, duhet të pranojmë se kometat periodike e shpenzojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre larg Diellit. Prandaj dhe ritmi me të cilin humbasin masën e tyre realizohet përshpejtësisht gjatë periudhave të shkurtra kur ndodhen pranë Diellit. Në qoftë se “Kometa Halley” kishte bërthamë akulli me diametër 10 km dhe kalonte afër Diellit në distancë 0.5 a.u (që korrespondon në 80 vjet rrotullim), për të shkrirë plotësisht do të mjaftonin veç 1300 rrotullime – domethënë vetëm 100 000 vjet që përfaqësojnë një periudhë të papërfillshme kohore në krahasim me moshën e sistemit diellor (5 miliard vjet).
Kjo shpjegon se pse kometat konsiderohen mysafire kaq të rralla në shtresë.
Shfaqja e një komete krahasuar me periudhën e rrotullimit të planeteve të mëdhenj është fakt i rrallë, sepse kërkon një kombinim kushtesh, me qëllim që kur kometa të jetë pranë Diellit të vijë në ndërveprim me ndonjë nga planetet e mëdhenj. Planeti duhet të modifikojë orbitën e kometës në mënyrë të tillë që periudha e gjatë e këtij të fundit të bëhet e shkurtër. Për të qenë sa më të qartë duhet të theksojmë se jeta e kometës është e kufizuar për dy arsye:
Së pari, zvogëlimi në masë i bërthamës së kometës tregon se ka jetëgjatësi të shkurtër…vijon…
© Albstroka.com