You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RREZIQET E QERPIKËVE ARTIFICIALË, JA ÇFARË MUND TË PËSONI!

RREZIQET E QERPIKËVE ARTIFICIALË, JA ÇFARË MUND TË PËSONI!

albstroka-blog-gjithçka-mbi-femrat-nga-lorena-stroka-rreziqet-e-qerpikëve-artificialë© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Femrat bëjnë gjithçka për t’u dukur sa më të kuruara dhe tërheqëse. Madje, për të theksuar bukurinë e syve nuk hezitojnë të përdorin akoma dhe qerpikë fallsë, duke injoruar kështu rreziqet e mundshme.

Substanca kimike (formaldehyde) që përdoret për ngjitjen e qerpikëve artificialë, është vërejtur se dëmton qerpikët natyralë, kryesisht folikulat e tyre, të cilat më vonë, shkaktojnë këputjen ose rënien e parakohshme të qerpikëve.

Mbledhin papastërti

Qëllimi i pasjes së qerpikëve nuk është zbukurues, përkundrazi ata gjenden aty për pengimin e papastërtive dhe substancave të dëmshme që hyjnë në organizëm përmes syve. Qerpikët artificialë nuk mund të bëjnë diçka të ngjashme, sado cilësorë që të jenë. Në më të shumtën e rasteve, bëhen “streha” e agjentëve të dëmshëm që çojnë në pasoja shkatërruese për sytë, akoma dhe verbërim.

Alergji

Përdorimi i materialit ngjitës mund të shkaktojë acarime serioze, pse jo dhe reaksione alergjike, përfshirë këtu konjuktivin, keratitin, skuqjen e syve etj., etj.

Vështirësi në përditshmëri

Qerpikët artificialë pengojnë kryerjen e natyrshme të aktiviteteve të përditshme si, larjen e fytyrës, flokëve, ushtrimin fizik – notin etj. Sot, shumë femra përdorin qerpikë artificialë në mënyrë të përhershme, jo vetëm për çeshtje bukurie, por, sepse për shkak të tyre, kanë humbur natyralët. Pra, bëni kujdes me shpeshtësinë e përdorimit dhe cilësinë e tyre. Sa më rrallë i vendosni, aq më mirë është për ju! Jepini përparësi rritjes natyrale të qerpikëve me vaj kastori, bajameje dhe ulliri./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top