You Are Here: Home » Mjekësi » ROLI I BAKRIT NË FUNKSIONIN E MIRË TË TRURIT

ROLI I BAKRIT NË FUNKSIONIN E MIRË TË TRURIT

© Lorena Stroka

Bakri luan rol thelbësor në funksionin e trurit. Reduktimi i tij mund të jetë i dëmshëm për kujtesën, të menduarit dhe personalitetin tonë.

Bakri është një lëndë e domosdoshme ushqyese për organizmin e njeriut. Sipas një hulumtimi shkencor të udhëhequr nga John Fennell: “Bakri ndihmon në mbrojtjen e trurit nga sëmundja e Alzheimer-it”.

Barna eksperimentale (PBT2) që u zhvillua nga Kompania Kërkimore e Çrregullimeve Neurodegjenerative, përmirësoi rivendosjen e funksionit gnostik/njohës (kujtesë dhe mendime) të pacientëve me Alzheimer, përmes veprimit të metaleve aktive (bakrit, zinkut) në neuronet e prekura të trurit.

Bakrin si lëndë ushqyese e gjejmë në sasi të mëdha te midhjet, çokollatat dhe kërpudhat.

Në qoftë se merrni parasysh që 1 në 25 persona mbi 60 vjeç, vuan nga sëmundja e Alzheimer-it (domethënë shfaq boshllëqe në të menduar dhe në kujtesë), atëherë, lajmi i mësipërm është mëse inkurajues dhe shpresëdhënës./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top