You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETË NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E PUÇRRAVE NË SHPINË, (EKSKLUZIVE)

RECETË NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E PUÇRRAVE NË SHPINË, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Akoma dhe në qoftë se nuk keni lëkurë të yndyrshme apo puçrra të shumta në shpinë, me siguri që jeni përballur qoftë dhe njëherë të vetme me to. Gjendja e puçrrave në shpinë përkeqësohet nga faktorë të ndryshëm, p.sh. djersitja e tepërt (kryesisht gjatë muajve të verës), veshjet e ngushta, palarësia, rripat e reçipetave etj., etj. Prandaj, për t’i trajtuar lehtë, dhe pa ndonjë kosto të veçantë, përgatisni recetën e maskës së mëposhtme.

Përbërësit

3 lugë gjelle kos

4-5 pika lëng limoni të porsa-shtydhur

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle bollgur

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikimi

Pasi të keni bërë scrub lëkure dhe të keni hequr çdo qelizë të vdekur, aplikoni me duar të pastra masën e krijuar në ato pjesë ku keni problem, duke e lënë të veprojë për rreth 20 minuta. Në vazhdim, shpëlahuni me ujë të vakët, dhe fshihuni lehtë me një peshqir prej pambuku, pa e fërkuar fort në lëkurë. Në fund, aplikoni në shpinë pakëz vaj bajame, jojoba ose kokosi për hidratim të sigurtë./albstroka.com/Për efekte sa më të mira, përsëriteni disa ditë rresht.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top