You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA QË MBULON THINJAT NATYRALISHT

RECETA QË MBULON THINJAT NATYRALISHT

albstroka-blog-lorena_stroka_receta_keshilla_produkte_kozmetike© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kohët e fundit nuk po më zënë këmbët dhe, jam tërë kohën e ikur nga shtëpia, në kërkim të përbërësve magjikë. Siç e dini, shumë shpejt, do të publikoj këtu, por edhe në facebook, adresën e faqes së re, e cila do të jetë plot me produkte 100% homemade (të bëra vetë – në kushte shtëpie), të formave, llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, nga ato që i kërkon me qiri dhe s’i gjen dot. Pjesa më e madhe e produkteve do të shoqërohen me foto apo video nga procesi  i përgatitjes së tyre. Kam bindjen se do t’ju pëlqejnë, gjithçka e postuar aty, do të ngjajë me një “oaz” të rrallë bukurie. Me pak fjalë, do të jetë diçka krejt ndryshe nga ç’keni parë deri më sot në Shqipëri!

Natyrisht, kjo s’do të thotë se do të ndaloj së shkruari këtu, gjithçka do të kryhet paralelisht. Mos shikoni mungesat e tanishme, kjo është një situatë e përkohshme (tepër e domosdoshme), së cilës po i vjen fundi.

Gjithsesi, për të mos kaluar në tautologji, po hyj drejt e në temë.

Thinjat sikurse dhe dendësia e flokëve, qenkan më së shumti çështje gjenetike se sa mjedisore. Disa kanë flokë, por janë të thinjur, ca të tjerë, luten të kenë ca qime më shumë, pa le të jenë të zbardhur, po ka edhe nga ata që duan dendësinë, por jo “borën” e parakohshme…

Sa për ju që ndiheni në siklet (sepse ka edhe nga ata që s’e prishin terezinë për pesë qime ngjyrë gri – dhe në fakt s’e kanë aspak keq) ka mjaft mënyra natyrale për t’i mbuluar ato. Metodat variojnë në varësi të ngjyrës së flokëve, për shembull për brunet/brunët këshillohet përgatitja e një çaji çudibërës. Në mënyrë të veçantë, Në një enë me ujë (1 litër) hidhni një dorë çaj të zi, ose 2-3 lugë gjelle piper të zi, duke e lënë të ziejë rreth 30 minuta derisa të marrë ngjyrën që ju dëshironi. Pastaj shtoni 3 lugë të vogla vaj eukalipti (eucalyptus). Në vazhdim, lëreni përzierjen një natë të tërë pa e prekur. Të nesërmen, ndajini flokët në tufëza dhe lagini me çajin e mësipërm. Përveç mbulimit gradual të thinjave do të vëreni dhe shkëlqim të paparë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top