You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA MAGJIKE QË PËRSHPEJTON HUMBJEN E PESHËS NË NIVEL LOKAL

RECETA MAGJIKE QË PËRSHPEJTON HUMBJEN E PESHËS NË NIVEL LOKAL

ALBSTROKA--LORENA-STROKA-RECETA-SEKRETE-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa mirë do të ishte sikur të kishte një metodë magjike për humbje peshe në nivel lokal, kryesisht për pjesën e krahëve, barkut dhe kofshëve – kështu nuk themi të gjitha?

Metoda është zbuluar dhe është mjaft e thjeshtë për t’u zbatuar. Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë të realizoni dëshirën tuaj. Mjafton të ndiqni përpikmërisht udhëzimet e dhëna më poshtë:

Përbërësit

1 lugë çaj kafe espresso

45 ml vaj bajame

1 lugë çaj gjethe të thara dredhke

1 lugë çaj dyll blete

Përgatitja

Fillimisht shkrini dyllin e bletës në zjarr të ulët. Në vazhdim, shtoni vajin e bajames, gjethet e dredhkës, esspresso-n dhe përziejini mirë së bashku për rreth 60 sekonda. Pastaj, kullojini dhe përzierjen e marrë vendoseni në një vazo prej qelqi që të ftohet. Mandej, aplikojeni në ato pjesë që ju dëshironi, duke bërë masazh të lehtë për rreth 7-8 minuta. Në fund, shpëlani (VETËM) kokërrizat e kafesë me ujë dhe lini shtresën e hollë të kremit të kafeinës mbi lëkurë për veprim të mëtejshëm. Përsëriteni 3-4 herë në javë./albstroka.com/

Kalofshi një ditë sa më të bukur…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top