You Are Here: Home » Të ndryshme » Personalitete » RAUL BOVA, ylli i ndritur që të “magnetizon” me çdo vështrim të tij…

RAUL BOVA, ylli i ndritur që të “magnetizon” me çdo vështrim të tij…

Nga Lorena Stroka

Raul Bova, përbën personifikimin e perfektësisë. Është mashkulli i cili të ngjallë çdo ndjenjë simpatizimi, të pushton me çdo vështrim, të “skllavëron” duke u shndërruar në dominuesin e botës ideale. Ylli i kinematografisë Italiane lindi më 14 Gusht 1971 në (Romë, Itali). Bova rrjedh nga një familje e thjeshtë por mjaft e lidhur. I ati i tij ishte punonjes në linjat ajrore, ndërsa e ëma shtëpiake. Në moshën 16-vjeçare, Bova filloi t’i përkushtohej sportit të tij të dashur, notit. Arritjet e tij në këtë sport, ishin maksimale, kështu që shumë shpejt fitoi titullin Kampion Kombëtar. Lehtë justifikohet dhe trupi “vdekjeprurës” i aktorit në fjalë. Fiziku i tij i jashtëzakonshëm nuk vjen si rezultat i të ashtëquajturëve mrekulli-bërësve kirurgë plastikë, por si një dhunti natyrale. Pas përfundimit të detyrimeve ushtarake, Bova vendosi të studionte në Akademinë e Edukimit Fizik, por pasioni për aktrimin nuk e la të vazhdonte më tej, prandaj në një kohë relativisht te shkurtër  filloi të ndiqte studimet e larta në Akademinë e Arteve. Hap pas hapi, portat e suksesit po fillonin të çeleshin për të riun ambicioz dhe të talentuar. Bashkë me to dhe ëndrrat për një karrierë dinjitoze në kinematografinë Italiane. Debutin e vet Bova e bëri në vitin 1993, me filmin Pretty Princess (Piccolo grande amore), brenda të cilit protagonistonte me emrin Marko, interpretonte një instruktor serfi i cili dashurohej marrëzisht me princeshën Sofia. Ky rol i suksesshëm kontriboi pozitivisht në të ardhmen artistike të aktorit. Modestia dhe profesionalizmi ishin vetëm disa nga veçoritë kryesore të  karakterit te Bovës, i cili vazhdon t’i mbështesë me fanatizëm të madh deri më sot. Bova, edhe pse pse ka arritur të sigurojë një vend të rëndësishm në zemrat e publikut dhe fushën e kinematografisë, kurrë nuk ka mohuar origjinën e vet, përkundrazi e ka pranuar publikisht që nuk i përket shtresës së pasardhësve me “venë artistike”, por që është veçse një individ i thjeshtë i cili i shërben denjësisht artit. Mbështetja e familjes, ka luajtur një rol të madh në formimin e profilit pozitiv që Bova ka sot. Provokimet dhe jeta ekstravagante, kanë qenë gjithmonë jashtë vijës drejtuese të jetës së Bovës. Në mars të 2000, Bova vendosi të kurorëzohej me bukuroshen Chiara Giordano, duke “zhgenjyer”  kështu qindra, mijëra adhuruese të dashuruara pas aktorit SEX SYMBOL. Modeli i  prindit dhe bashkëshortit të shkëlqyer e bën akoma më të veçantë dhe të pëlqyeshëm. Gërshetimi i një jete të ekuilibruar profesionale dhe personale i falën aktorit oferta të njëpasnjëshme profesionale, edhe pse antagonizmi si në çdo fushë aq më tepër në atë të artit është shumë i ashpër,  Bova gjithmonë arrin të dallojë nga të tjerët duke protagonistuar në rolet më të lakmuara. Jo pa arsye, filmat në të cilët ai protagoniston shënojnë shikueshmëri mjaft të lartë, duke shkaktuar zilinë e shumë të tjerëve të cilët nuk arrijnë të sigurojnë dot as gjysmën e shifrës së shikueshmërisë së Bovës. Ky është vetëm fillimi, se e ardhmja e Bovës pritet të jetë akoma më e ndritur dhe e suksesshme. Aktorët e klasit të parë janë ata që i rezistojnë kohës… BOVA,  padyshim eshte një nga ata!  Disa nga filmat më në zë të Bovës jane:

1.Baeria – La porta del vento (2009)

2.Bolt (2008)

3.Scusa ma ti chiamo amore (2008)

4.Milano-Palermo: il ritorno (2007)

5.Io, l’altro (2007)

6.What about Brian (2006, TV Series)

7.Attaco allo stato (2005, TV)

8.Karol: A Man Who Became Pope (2005, TV)

9.La Fiamma sul ghiaccio (2005)

10.Alien vs. Predator (2004)

11.Ultimo (2004, TV)

12.Under Tuscan Sun (2003)

13.Facing Windows (La finestra di fronte, 2003)

14.Francesco (2002, TV)

15.Avening Angelo (2002)

16.Madame de… (2001, TV)

17.Francesca and Nunziate (Francesca e Nunziate, 2001, TV)

18.The Knight Who Made the Eneterprise ( I cavalieri che fecero l’impresa, 2001)

19.Il Testimone (2001, TV)

20.Distretto di polizia (2000, TV Series)

21.Terra bruciate (1999)

22.Ultimo 2 – La sfida (1999, TV)

23.Hercules: The Legendary Journeys (1998, TV Series, Italian voice)

24.Rewind (1998)

25.Coppia omicida (1998)

26.La Piovra 9 – il patto (1998, TV)

27.Ultimo (1998, TV)

28.The Fourth King (Il Quarto re, 1997, TV)

29.La Piovra 8 – Lo scandalo (1997, TV)

30.La Lupa (1996)

31.La Frontiera (1996)

32.The Nymph (Ninfa plebea, 1996)

33.The Mayor (II sindaco, 1996)

34.Palermo-Milan One Way (Palermo Milano solo andata, 1995)

35.La Piovra 7 (1994, Tv miniseries)

36.It all Started by Chance (comincio tutto per caso, 1993)

37.Pretty Princess (Piccolo grande amore, 1993)

38.Crazy Underwear (Mutande pazze, 1992)

39.When We Were Repressed (Quando eravamo repressi, 1992; uncredited)

40.Una storia italiana (1992, TV)

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top