RASTËSI HISTORIKE QË KAPËRCEJNË IMAGJINATËN
Nga Lorena Stroka
Tepër satanike për t’i quajtur thjesht… rastësi!
Mallkimi i Tamerlanit
Më 20 qershor 1940 arkeologët sovjetikë zbuluan varrin e Tamerlanit, të pushtuesit të tmerrshëm mongol, pasardhës i Genghis Khanit. Një mbishkrim paralajmërues thoshte: “Kushdo që hap varrin do të nxjerrë një pushtues më të tmerrshëm se mua.” Varri, sigurisht, u hap. Rreth 1 vit më vonë, Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik.
Historia përsëritet
Hitleri lindi 129 vjet pas Napoleonit. Ai mori pushtetin 129 vjet pas Napoleonit. Invadoi Rusinë 129 vjet pas Napoleonit, dhe u mund 129 vjet pas Napoleonit!
Një targë domethënëse
Vrasja e Kryepeshkopit Françesko Ferdinandit të Austrisë u bë shkak për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Targa e makinës në të cilën ai u vra shkruante III118. Lufta e Parë Botërore zyrtarisht përfundoi më 11.11.18
Kurth i dyfishtë
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria britanike shndërroi një anije pasagjerësh (RMS Carmania) në anije luftarake, madje të kamufluar që t’i ngjante anijes gjermane (SMS Trafalgar). Asgjë e çuditshme deri këtu! Në vitin 1914, në brigjet e Brazilit, anija luftarake zhyti një anije gjermane. Anija e fundosur ishte SMS Trafalgar e vërtetë, të cilën gjermanët e kishin maskuar me qëllim që të dukej si Carmania Britanike!/albstroka.com/
© AlbStroka.com