You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » RAFINIMI I TREFISHTË I SOKRATIT – BURRA TË TILLË LINDIN RRALLË!

RAFINIMI I TREFISHTË I SOKRATIT – BURRA TË TILLË LINDIN RRALLË!

Shkëputur nga libri: “MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË” –  Lorena Stroka

Një ditë teksa Sokrati po bënte shëtitjen e vet në Akropol takoi një të njohurin e tij, i cili i tha se kishte diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë, diçka që dëgjoi për njërin nga nxënësit e tij.

Sokrati i tha se para se ta dëgjonte, do donte t’i bënte testin e “Rafinimit të Trefishte”.

“Rafinimit të Trefishtë?” e pyeti…

“Po, para se të më thuash se ç’dëgjove për nxënësin tim, do doja të uleshim një minutë dhe të filtronim atë që dëgjove. Filtri i parë është i së vërtetës. Je plotësisht i sigurtë se ajo që do të më thuash është e vërtetë?”

“Eh… jo tamam kështu… por thjesht e dëgjova dhe…”

“Pra, nuk ke ide nëse kjo që do të më thuash është e vërtetë apo gënjeshtër. Le të provojmë tani filtrin e dytë, atë të mirësisë. Ajo që do të më thuash për nxënësin tim është gjë e mirë apo e keqe?”

E mirë? Përkundrazi, aspak e tillë…

“Pra, vazhdoi Sokrati, do të më thuash diçka të keqe për nxënësin tim edhe pse nuk je aspak i sigurtë nëse është kështu. Tipi uli kokën nga turpi dhe sikleti.”

Megjithatë, shtoi Sokrati, akoma mund të kalosh provën e tretë, filtrin e dobishmërisë. Ajo që do të më thuash për nxënësin tim a është e dobishme për mua?

“Jo, s’ma merr mendja…”

– “Pra, kjo që do të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë dhe as e dobishme. Për ç’arsye duhet të të dëgjoj?

Tipi u largua kokëulur, ashtu si e meritonte, duke marrë një mësim të mirë. Rasti i mësipërm tregon arsyen se pse Sokrati ishte aq i rëndësishëm dhe të gjithë e nderonin maksimalisht./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top