You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ RACË E RRALLË KUAJSH ME… KAÇURRELA!

FOTO/ RACË E RRALLË KUAJSH ME… KAÇURRELA!

albstroka-blog-kuriozitete-te-rralla-lorena-stroka-shkrime-foto-biografiaNga Lorena Stroka

Kur dëgjojmë të flitet për kuaj, zakonisht në mendjen tonë kemi një imazh të caktuar: një kafshë shtëpiake, njëthundrake, me qime të drejta plot shkëlqim, e cila përdoret më së shumti për shfrytëzim pune në zonat rurale, dhe më pak për ushqim.

Si do t’ju dukej nëse rrugës tek ecnit do të përballeshit me rendjen krenare të një kali kaçurrelës? Natyrisht që do të habiteshit, aq sa do të dyshonit dhe për vërtetësinë e tij!

Në të vërtetë, ekziston një racë e tillë “curlies”, e cila mendohet se e ka origjinën nga Kina, këtë e dëshmojnë disa piktura të vjetra murale që datojnë që nga viti 161 pas lindjes së Krishtit, ndërkohë që për të njëjtin lloj, ka cituar më tepër hollësi edhe Charles Darwin në Amerikën e Jugut, në shek. e 19-të.

Qimet e këtyre kuajve janë të denduara, për t’i mbrojtur nga i ftohti, dhe “hipoalergjike”, (mungesa e një proteine specifike, i bën ato të parrezikshme për njerëzit, pra, nuk shkaktojnë reaksione alergjike)./albstroka.com/ Bukuria e tyre e rrallë të imponon veç… admirim!

© AlbStroka.com

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-wikipedia-1albstroka-blog-lorena-stroka-kuriozitete-foto-biografia-wiki-libraalbstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-kali-kaçurrels

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top