You Are Here: Home » Mjekësi » Qumështorja kuron kancerin e lëkurës

Qumështorja kuron kancerin e lëkurës

Nga Lorena Stroka

Ekstrakti i bimeve të egra që qysh në kohët e lashta përdorej si barishte shëruese, vazhdon të ofrojë mundësinë e një kurimi modern kundër kancerit të lëkurës, përveç melanomës, llojit më vdekjeprurës.

Shkencëtarët Britanikë, që zbuluan trajtimin në fjalë, u bëjnë thirrje të gjithë pacientëve që të mos fillojnë e të eksperimentohen vetë, pasi një veprim i tillë mund të shkaktojë acarim lëkure ose sysh, por të bëjnë durim, sepse terapia farmaceutike ende ndodhet në fazë testimi.

Hulumtuesit që paraqitën studimin relativ në revistën Britanike të dermatologjisë British Journal of  Dermatology, sipas BBC, kryen eksperimente te 36 pacientë që vuanin nga kanceri i lëkurës, jo melanoma.

Shumica e këtyre llojeve të lehta të kancerit të lëkurës mund të trajtohen suksesshëm, zakonisht me ndërhyrje kirurgjikale ose forma të tjera terapie,  edhe pse në disa raste trajtimet rezultojnë të paefektshme ose  të papërshtatshme.

Mjekët Britanikë u dhanë pacientëve ekstrakt qumështoreje të gjënezës Euphorbia, të cilin (vuajtësit) e aplikonin një herë në ditë  mbi lezionet kanceroze të lëkurës.

Ky ekstrakt bimor që në shekujt e mëparshëm është përdorur si bimë kuruese tradicionale, sot i nënshtrohet një testimi të ri klinik.

Pas një muaji, shumica e dëmtimeve të lëkurës ishin zhdukur plotësisht, dhe në analizat relative klinike asnjë gjurmë tumori nuk ishte më e dukshme.  Për sa i përket pacientëve që kishin reagim të pjesshëm në bimën e egër, pasoi dhe raund i dytë trajtimi. Pas 15 muajve (mesatarisht) dy të tretat (8.5% ) e dëmtimeve të lëkurës (që kishin bërë një apo dy raunde trajtimi) vazhduan të jenë të zhdukura.

Hulumtuesit theksuan nevojën për t’u bërë studime të reja e të mëdha  lidhur me efektshmërinë e substancës aktive (lngenol mebutate) në ekstraktin e qumështores, domethënë nëse bima specifike mund të përbëjë formë e re trajtimi për kancerat e lëkurës, përveç melanomës dhe disa llojeve të tjera agresive të kancerit dermatik, ku operacioni është i pashmangshëm.

Sipas indikacioneve të deritanishme substanca aktive e bimës në fjalë, kur aplikohet në lëkurë, nuk vret vetëm qelizat kanceroze por stimulon edhe reagimin e qelizave të bardha të sistemit imunitar të pacientit/es, duke ulur kështu rrezikun e rishfaqjes së tumorit në të ardhmen.

© 2011: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top