You Are Here: Home » Mjekësi » Quinoa! “Nëna e Drithërave”

Quinoa! “Nëna e Drithërave”

Nga Lorena Stroka

Quinoa quhet nëna e të gjitha drithërave, sepse është shumë ushqyese dhe e shëndetshme, përdoret kryesisht nga Indianët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OHE, quinoa mund të zëvendësojë akoma dhe qumështin e gjirit. Edhe pse “shkencërisht” nuk i përket familjes së drithërave, dobitë e saj për organizmin e njeriut janë të panumërta. Imagjinoni vlerat ushqyese të saj janë pothuajse të barabarta me ato të spinaqit, panxharit dhe amaranthit (specie bimore). Farat e quinoa konsumohen si të gjitha drithërat e tjera.

  • Nuk përmban glute dhe tretet më lehtë se gruri, misri apo thekra. Gjithashtu, mund të zëvendësojë çfarë do lloj orizi.
  • Përmban 10 amino acide dhe është e pasur me minerale dhe proteina.
  • Përmban acide yndyrore Omega 3, të cilat janë në dobi të zemrës. Është burim i mirëi  fosforit, magnezit dhe hekurit.
  • Ndihmon në funksionin e mirë të sistemit tretës dhe perfuzionin e trurit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top