You Are Here: Home » Të ndryshme » Qarkulloi libri i parë elektronik i shoqëruar me video

Qarkulloi libri i parë elektronik i shoqëruar me video

Nga Lorena Stroka

Librin e parë elektronik të shoqëruar me video nxorri në qarkullim shtëpia botuese Penguin, një iniciativë që reflekton dëshirën e industrisë së botimit për të gjetur lexues dhe rritur të ardhurat e saj nëpërmjet multimediave e-books.

Penguin Group në bashkëpunim me Stars Media Liberty Media, filloi të shes botimin e parë të romanit “The Pillars of the Earth” shkruar nga Britaniku Ken Follett (libër i cili flet për Anglinë e shek XII), që shoqërohet me video nga një seri televizive bazuar në libër. Libri në fjalë ka njohur sukses  të madh, pasi ka shitur mbi 14 milionë kopje në mbarë botën qysh nga viti 1989 që pa dritën e botimit për herë të parë.

e-book destinohet për pajisjen e re iPad të Apple, e cila përveç të tjerave është dhe lexues elektronik i librave dixhitalë  (e-reader). Lexuesit do të kenë mundësinë që të lexojnë (elektronikisht librin) dhe shikojnë paralelisht  fragmente nga seria televizive.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top