You Are Here: Home » Kuriozitete » Pusi më i veçantë në botë!

Pusi më i veçantë në botë!

Nga Lorena Stroka

Pranë fshatit të vogël Abhaneri të Indisë ndodhet një pus mjaft i thellë dhe impresionues. Pusi quhet Chand Baori, që do të thotë Pus me shkallë. Zona në fjalë, është e njohur për puset e saj që janë ndërtuar nga vetë banorët për grumbullimin dhe ruajtjen e ujit të shiut. Chand Baori ka një thellësi prej 30 metra, përbëhet nga 13 kate dhe ka 3500 shkallë. Sipas ekspertëve ndërtimi i Chand Baori datohet qysh nga shek. X. Sot, mjedisi është shndërruar në pikë tërheqjeje për shumë turistë të huaj që dëshirojnë ta adhurojnë nga afër.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top