You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PUDËR NË KUSHTE SHTËPIE

PUDËR NË KUSHTE SHTËPIE

puder-ne-kushte-shtepie-albstroka-blog-keshilla-sekrete-maska-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A e keni vënë re që gjithmonë flasim për kremra, por, kurrë për pudra, i konsiderojmë krejt dytësore?! Me sa kam parë, pjesa më  e madhe e femrave që frekuentojnë dyqanet që shesin produkte kozmetike, i blejnë qorrazi. Thjesht shikojnë pak tonalitetin që u përshtatet dhe paketimin, pa u dhënë ndonjë rëndësi të veçantë  përbërësve që përmbajnë! Sikur të dinin se sa gabim është kjo që bëjnë, me siguri nuk do ta përsërisnin më kurrë! Një pudër e cilësisë së keqe, mund të shkatërrojë grimin më të përsosur, si dhe të plakë lëkurën më herët se çdo produkt tjetër! Në një shkrim tjetër do të përmend disa pika që duhet të keni parasysh para çdo blerjeje pudre!

Për momentin, hidhini një sy recetës së mëposhtme, e cila është mjaft e mirë, kryesisht për të gjitha ato që duan të jenë të sigurta për produktet që përdorin në fytyrë!

Përbërësit

1 lugë gjelle miell misri

1 lugë gjelle argjil të gjelbër

pakëz kakao

Përgatitja

Argjili ka aftësinë të përthithë çdo lloj papastërtie, yndyre dhe bakterie, ndërkohë që është mjaft i butë ndaj poreve, nuk i bllokon. Tani, për sa i përket përgatitjes, në një tas prej qelqi shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë së bashku derisa të homogjenizohen plotësisht. Pastaj ruajeni në një mbajtëse të re./albstroka.com/

Mbani mend: në qoftë se keni lëkurë të errët, shtoni pak më shumë argjil dhe kakao.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top