You Are Here: Home » Kuriozitete » Pse ujqit e Amerikës janë të zinj?

Pse ujqit e Amerikës janë të zinj?

Nga Lorena Stroka

Një ekip biologësh dhe gjenetistësh amerikanë dhe italianë arritën t’i pergjigjen pyetjes se pse ujqit e Amerikës  janë të zinj, ndërsa të Europës janë të bardhë dhe gri.

Sipas tyre ujqit e egër (gri) zhvilluan lidhje gjaku me qentë e zinj. Shkencëtarët përdorën teknika gjenetike molekulare për të analizuar ADN-në e 150 ujqve, dhe zbuluan se një gjen i ndryshuar qeni  u transportua tek ujqit përmes procesit të çiftëzimit. Por, për mungesë të dhënash, nuk përcaktojnë një kronologji të saktë lidhur me këtë transportim gjenetik. Biologët besojnë se mund të ketë ndodhur para ardhjes së europianëve në Amerikë, nga qentë që u përkisnin Indianëve. Është hera e parë që konfirmohet një mutacion gjeni që filloi nga qeni dhe u tranportua te një lloj i egër, madje duke arritur të mbizotërojë. Deri pak kohë më parë, mendohej se gjenet që progresoheshin në kafshët e sotme nuk mund të mbizotëronin pas transpotimit të tyre, pasi mjedisi natyral i një kafshe të egër e pengonte procesin në fjalë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top