Pse u krijua alfabeti fonetik Kinez BOPOMOFO?
Alfabeti Kinez është një sistem i ndërlikuar shkrimi që nuk ngjan aspak me shqipen, pasi çdo simbol kinez korrespondon në rrokje dhe fjalë të tëra, rrjedhimisht është shumë e vështirë të hamendësoh se si shqiptohet.
Për të kapërcyer këtë vështirësi shqiptimi, në vitin 1910 u zhvillua një sistem i thjeshtuar i alfabetit fonetik që përdorej paralelisht me standardin për të ndihmuar njerëzit se si të lexonin simbolet.
Ky sistem, i njohur si bopomofo përbëhej nga 37 simbole, secili prej tyre korrespondonte në një fonem. Në të kundërt me sistemin e zakonshëm kinez që qysh nga shfaqja e tij dhe deri më sot përbëhet nga mijëra simbole.
Qëllimi i këtij sistemi ishte shqiptimi i drejtë i simboleve standarde dhe jo zëvendësimi i ideogrameve kineze, rrokëzimeve apo përdorimi i njëkohëshëm i tyre me një alfabet fonetik me simbole kineze. Madje nga frika se mos krijohej ndonjë keqkuptim dhe mendohej se përmes sistemit të thjeshtuar synohej shfuqizimi i sistemit tradicional, ndryshuan emërtimin nga alfabet fonetik në simbole fonetike.
Në vitin 1950 sistemi u hoq tërësisht nga Republika Popullore e Kinës, ndërsa në Tajvan vazhdon të përdoret deri më sot si mjet mësimi për fëmijët e vegjël.
Emërtimi Bopomofo është Tajvanez dhe e ka prejardhjen nga katër rrokjet e para të sistemit mandarik. Në vend alfabeti quhet zhuyin./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com