You Are Here: Home » Mjekësi » PSE TRISHTIMI ZGJAT MË SHUMË SE ÇDO NDJENJË TJETËR?

PSE TRISHTIMI ZGJAT MË SHUMË SE ÇDO NDJENJË TJETËR?

PSE-TRISHTIMI-ZGJATE-ME-SHUME-SE-CDO-NDJENJE-TJETER-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-FACEBOOK-GAZETARENga Lorena Stroka

Sipas një studimi belg, trishtimi që vjen si rrjedhojë e ngjarjeve traumatike në jetën e një njeriu zgjat 240 herë më shumë se çdo ndjenjë tjetër si, turpi, habia, zemërimi apo mërzia.
“Mbreti” i ndjenjave, parë në aspektin e kohëzgjatjes, është padyshim trishtimi, kryesisht kur shkaktohet nga shkaqe të rënda. Ndërsa për sa i përket ndjenjave më të kalueshme, të cilat zhduken relativisht shpejt ato janë: turpi, habia, frika, neveria, mëzitja, çlirimi etj. Faji zgjat më shumë se turpi dhe ankthi shumë më tepër se frika.

Ndjenjat që zgjasin pak, në thelb janë ato që shkaktohen nga ngjarje jo dhe aq të rëndësishme… Sa më i thellë është ndikimi i një ngjarjeje te dikush, aq më shumë zgjat dhe ndjenja përkatëse.

Përfundimisht “çelësi” për kohëzgjatjen e çdo lloj ndjenje është “përpunimi/rikujtimi” i shpeshtë i ngjarjes në mendjen e dikujt, dhe kjo vlen për të gjitha llojet e ndjenjave, qoftë pozitive apo negative./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top