You Are Here: Home » Kuriozitete » PSE TË GJITHË E QUANIN TË ÇMENDUR?

PSE TË GJITHË E QUANIN TË ÇMENDUR?

Nga Lorena Stroka

Në qoftë se do t’i referohesha shpikjeve të Tesla-s, do të më duhej të ndërtoja një faqe të re kushtuar vetëm atyre, sepse kjo nuk i nxë të gjitha…

Pse e quanin të çmendur?

Tesla vuante nga Çrregullimi i Pandreqshëm. Dhe kjo nuk do të thotë se thjesht i lante duart më shumë nga ç’duhej. Kishte ngulmim me numrin 3, thuajse në shkallë tmerruese. Para se të hynte në një ndërtesë, vërtitej 3 herë rreth saj. Kur shkonte në ndonjë hotel nuk zgjidhte kurrë numrin 2, 4, 6 apo 8, por vetëm 3, 6, 9, 12 etj. Përdorte 9 peshqira të sistemuar në 3 rafte. Zakonisht, para se të hante llogariste sasinë e ushqimit. Adhuronte pëllumbat, aq sa nuk nguronte të importonte fara nga jashtë dhe t’i ushqente me kënaqësi në parkun e zonës, pse jo nganjëherë i çonte dhe në shtëpi.

Urrente bizhutë (veçanërisht margaritarët dhe vathët), refuzonte të prekte çdo gjë të pluhurosur dhe tronditej nga çdo gjë ciklike dhe/ose metalike./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top