You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE PACIENTËT NUK U THONË TË VËRTETËN MJEKËVE?

PSE PACIENTËT NUK U THONË TË VËRTETËN MJEKËVE?

lorena-stroka-gazetare-books-wikipedia-biografia-foto-keshilla-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Kur dikush shkon te mjeku për një problem shëndetësor – supozohet se duhet të jetë plotësisht i sinqertë (në radhë të parë, për të mirën e tij) . Por sa i përgjigjet realitetit kjo bindje?
Sipas një studimi të kohëve të fundit, kryer në Amerikë, 80% e pacientëve (domethënë 8 në 10), nuk i kursejnë gënjeshtrat as në rastet më serioze, pasi besojnë se gjithmonë ka diçka që mund t’i bëjë të ndihen në siklet nëse tregohen të sinqertë!
Rast klasik përbëjnë përgjigjet e pasakta të pacientëve ndaj pyetjeve të mjekut: Ushtroheni? Si ushqeheni? I merrni ilaçet rregullisht?
Tani nëse vetëpyeteni se cilët gënjejnë më shumë gratë apo burrat? Studimi tregoi se gratë, dhe kryesisht moshat e reja mbajnë timonin e… mungesës së sinqeritetit!/albstroka.com/

Dëm vetes i bëjmë, se mjekët rrogën njëlloj do të vazhdojnë ta marrin!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top