You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE NË SHEK. XIX BARINJTË FRANCEZË ECNIN ME KËMBALKA?

PSE NË SHEK. XIX BARINJTË FRANCEZË ECNIN ME KËMBALKA?

LORENA_STROKA_gazetare_shkrimtare_wikipedia_biografia_gazeta_albstroka_artikujNga Lorena Stroka

Landes është një zonë në pjesën jugperëndimore të Francës, në kufi me Gjirin e Biskajës, e cila mbulohet më së shumti nga një pyll me pisha të larta. Në të vërtetë, është cilësuar si pylli më i madh i pishave detare në Europë. 100 vjet më parë peizazhi aty dukej krejt ndryshe nga sot. Në vend të pyjeve shtrihej një fushë e pafundme.

Hapësira në fjalë, e mbuluar me shkurre, përbënte vend ideal për krijimin e kullotave për bagëtinë e imët (dhënë e dhi). Rreth gjysmës së shekullit të 19-të, aty kullosnin rreth 1 milion krerë dhënë. Dhënte ruheshin nga barinjtë të cilët ecnin me këmbalka. Përdorimi i tyre kishte shumë përparësi. Zgjeronte fushën e tyre të vrojtimit, duke i lejuar kështu që t’i shihnin dhëntë për së largu.

Këmbalkat rrisnin gjithashtu hapat, duke i bërë ata të përshkonin distanca të gjata në më pak kohë. Por më e rëndësishmja prej të gjithav,e ishte kalimi i lehtë që bënin kryesisht në tokë të lagur dhe me baltë pas shiut.

Këmbalkat kishin një lartësi prej 1.5 m, si dhe një bazë të posaçme për mbështetjen e thembrave. Pjesa e poshtme e këmbalkave përbëhej nga tri këmbë me largësi të barabartë mdërmjet tyre, gjë që lehtësonte procesin e ecjes. Gjithashtu, një shkop prej druri i ndihmonte për të ruajtur ekuilibrin. Me kalimin e kohës, shumë barinj zhvilluan aftësi të shkëlqyera manovrimi e akrobacie.

Përdorimi i tyre u zvogëlua gradualisht për shkak të rritjes së bimësisë në zonë, ndërsa pishat që zëvendësuan pemët e tjera nuk vonuan të shndërrojnë peizazhin dhe ekonominë vendase, duke reduktuar në masë të madhe rritjen e deleve. Së bashku me këtë, u zhduk edhe imazhi i barinjve që ecnin me këmbalka./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top