You Are Here: Home » Shkencë » PSE KA MË SHUMË LËNDË SESA KUNDËRLËNDË?

PSE KA MË SHUMË LËNDË SESA KUNDËRLËNDË?

lenda-dhe-kunder-lenda-albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-wiki-jeteshkrimiNga Lorena Stroka

Lënda (lat. materia) është tërësia e thërrmijave themeltare që përbëjnë dhe ndërtojnë gjithçka. E gjejmë në hapësirë dhe mund të jetë një trup, përbërje fizike, ose gjithë universi. Ka masë dhe është në gjendje të ngurtë, të lëngët, të gaztë, ose plazmore. Ana e kundërt e lëndës është kundërlënda.

Sipas kozmologjisë, gjatë Big Bengut, duhej të prodhoheshin sasi të barabarta të materies dhe antimateries. Mirëpo po të ndodhte ashtu, atëherë bota jonë nuk do të kishte asnjë grimcë të vogël lënde.

Kur një thërrmijë dhe kundërthërrmijë vijnë në kontakt me njëra-tjetrën, shkatërrohen plotësisht duke prodhuar rrezatim elektromagnetik. Pavarësisht parashikimeve të kryera nga ekspertët, për arsye të panjohura deri më sot, çuditërisht lënda dominoi kundërlëndën, duke krijuar botën.

Për shumëkush kjo vijon të jetë një ndër pyetjet më të rëndësishme në fushën e fizikës. Tani për sa i përket qenësisë sonë, ndoshta ajo ka ardhur si pasojë e ndonjë anomalie të panjohur në ligjet e natyrës./albstroka.com/

© AlbStroka.com 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top