You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE GJETHET E PEMËVE BËHEN TË KUQRREMTA NË VJESHTË?

PSE GJETHET E PEMËVE BËHEN TË KUQRREMTA NË VJESHTË?

Nga Lorena Stroka

Ndryshimi i ngjyrës në gjetheve në vjeshtë dhe më pas rënia totale e tyre, është një imazh i njohur për të gjithë ne.

Kohët e fundit, shkencëtarët i janë përgjigjur pyetjes pse bimët shpenzojnë energji për të prodhuar pigment të kuq ndërsa ato janë gati të bien.

Ndërsa gjethet “vdesin”, klorofili brenda tyre, i cili përdoret për fotosintezën, dobësohet, kështu që pigmentet e verdha dhe portokalli bëhen më të dukshme, megjithëse disa lloje prodhojnë një pigment të ri të kuqërremtë vetvetiu.

Edhe pse mund të duket absurde, bima nuk vendos papritur të shpenzojë energji pa pasur asnjë arsye, përkundrazi për disa është pjesë e mbijetesës së tyre.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët konstatuan se pigmenti, i quajtur antocianin, kishte një funksion që i lejonte bimët të dërgonin lëndë ushqyese në rrënjët e tyre për dimrin e ardhshëm. Në rast se bimët parandaloheshin që ta prodhonin atë, atëherë gjethet bëheshin më të dobëta ndaj rrezeve të diellit./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top