You Are Here: Home » Kuriozitete » PSE DY DHE JO NJË?

PSE DY DHE JO NJË?

Nga Lorena Stroka

A e dini se dy sy kanë më shumë avantazhe se sa një sy i vetëm.

Së pari, mbajtësi i tyre vazhdon të shikojë në rast se njëri sy dëmtohet. Së dyti, sigurojnë fushë më të madhe vizive. Njeriu me një sy ka fushë vizive (horizontale) prej 150°, ndërsa me dy sy gama zgjerohet në 180°

Siç e keni vërenjtur, shumë shpendë i kanë sytë anash kokës, gjë që i mundëson të shikojnë të tërë horizontin, pa pasur nevojë të kthejnë kokën ose sytë. Së treti, dy sytë që shikojnë në të njëjtin drejtim sigurojnë thellësi më të mirë fushe, pra informacione më të sakta, për shembull, në lidhje me largësinë e presë (gjahut). Së katërti, dy sy rrisin aftësinë për të regjistruar sëmundje të stimujve vizualë.

Disa hardhuca, bretkosa dhe peshq kanë një sy të tretë në krye të kokës së tyre, ndërsa merimangat mund të kenë deri në katër palë sy./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top