You Are Here: Home » Mjekësi » PSE DUHET TË KONSUMOJMË MË PAK VERË TË BARDHË?

PSE DUHET TË KONSUMOJMË MË PAK VERË TË BARDHË?

albstroka-shkrime-vera-ebardhe-shkakton-kancer-lekure-lorena_stroka_biography_gazetare_perkthyeseNga Lorena Stroka

Sipas një studimi  të ri të Universitetit të Braunit, të udhëhequr nga profesorja e dermatologjisë Euniung Co, konsumi i alkoolit dhe veçanërisht ai i verës së bardhë, është vërejtur se përgjegjësohet për shfaqjen e kancerit më agresiv të lëkurës (melanomave).

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e tre studimeve, në të cilat 21.000 persona u monitoruan 18 vjet radhazi, në lidhje me zakonet e ushqyerjes së tyre të përditshme dhe gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës. Aty u gjet se konsumi i një sasie të caktuar alkooli, rreth 13 gram në ditë, rrit 14% më shumë rrezikun e shfaqjes së kancerit, ndërsa pirja e një gote me verë të bardhë në ditë e rrit rrezikun deri në 13%. Nga ana tjetër, vera e kuqe si dhe pijet joalkoolike duket se janë më pak të dëmshme në këtë drejtim.

Sipas specialistëve, konsumi i alkoolit përshpejton shfaqjen e melanomave në ato pjesë të trupit që ekspozohen më pak në diell. Në krahasim me jo-konsumatorët, adhuruesit e verës së bardhë rrezikojnë 73% më tepër që të diagnostikohen me melanoma në trup, dhe vetëm 2% në kokë, qafë apo gjymtyrë.

Dr. Co shprehet se deri më tani nuk është arritur të jepet një shpjegim bindës për lidhjen mes verës së bardhë dhe melanomave. Gjithsesi, është e rëndësishme të (ri)theksohet se rreth 3.6% e rasteve të kancerit në të gjithë botën, besohet se vijnë si pasojë  e alkoolit, sidomos kanceri i zorrës së trashë, mëlçisë, pankreasit, gjirit etj. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se alkooli mund të shkaktojë kancerogjene, mund të dëmtojë ADN, si dhe të pengojë riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga mbikonsumi./albstroka.com/Prandaj sa më pak verë të bardhë konsumoni, aq më pak rrezikoni!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top