You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » PSE BURRAT MARTOHEN ME GRA MË TË REJA NË MOSHË?

PSE BURRAT MARTOHEN ME GRA MË TË REJA NË MOSHË?

gazeta-albstroka-lorena-stroka-wikipediaNga Lorena Stroka

Diferenca e madhe në moshë midis një burri dhe një gruaje nuk ka qenë kurrë një temë tabu, edhe nëse vitet që i ndanin ishin më shumë se një apo dy dekada. Në sytë e të tjerëve, lidhjet e këtij lloji mund të kenë qenë të çuditshme, të dyshimta përsa i përket vërtetësisë së ndjenjave kryesisht nga ana e grave, por asnjëherë nuk janë parë si të ndaluara.
Sidoqoftë, sipas një studimi të kohëve të fundit është vërejtur se burrat që martohen me gra 15-17 vjet më të reja rrezikojnë 20% më pak që të vdesin para kohe! Gjithashtu, po në të njëjtin hulumtim u citua se edhe ata që kanë më pak diferencë moshe nuk dalin të humbur, për shembull, burrat zvogëlojnë gjasat e vdekjes së parakohshme në 11% nëse martohen me një grua 7-9 vjet më të re se ata.

Dhe ndërsa shkenca nuk mund të përcaktojë me saktësi sesi mosha e gruas mund të ndikojë jetëgjatësinë e një burri, jeta na çon në përfundimin se ndoshta gruaja e re e rigjeneron burrin e madh në moshë, i zgjon kujtimet rinore, rrjedhimisht dhe… hormonet!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top