You Are Here: Home » Të ndryshme » PROFESORI ATEIST DHE STUDENTI (II)

PROFESORI ATEIST DHE STUDENTI (II)

Përktheu: Lorena Stroka

Në sallë mbizotëron heshtje e plotë…

Studenti: Mendoni errësirën z. Profesor. Ka ndonjë gjë që e quajmë errësirë?
Profesori: Po, çfarë është nata po nuk pati errësirë?
Studenti: Përsëri gaboni, z. Profesor, “Errësira” është mungesa e një faktori tjetër. Mund të kesh pak dritë, dritë normale, shumë dritë, dritë verbuese… Por, kur nuk ke dritë, nuk ke asgjë dhe këtë e quajmë “errësirë”, a nuk është kështu? Në realitet, “errësira” thjesht nuk ekziston. Në qoftë se do kishte, errësirën do mund ta bëje më të errët.
Profesori: Ku do të dalësh me gjithë këto, bir?
Studenti: Zotëri, mendimi juaj filozofik është mjaft i dobët.
Profesori: I dobët? A mund të ma shpjegosh pak këtë?
Studenti: Zoti Profesor, mendoni brenda kufijve të dualitetit. Thoni se ka jetë dhe pastaj se ka vdekje, një zot i mirë dhe një zot i keq. E shihni kuptimin e e fjalës Zot si diçka përfundimtare, diçka që mund të matet. Zotëri, shkenca nuk mund të shpjegojë as diçka kaq të thjeshtë si mendimi. Përdorë energjinë elektrike dhe magnetike, por nuk ka parë kurrë, aq më shumë që ta kuptojë plotësisht këtë energji. Të shikosh vdekjen si të kundërtën e jetës është si të injorosh faktin që vdekja nuk mund të jetë autonome. Vdekja nuk është e kundërta e jetës: është thjesht mungesa e saj. Tani, më thoni, z. Profesor.  U mësoni studentëve se e kanë prejardhjen nga majmunët?
Profesori: Në qoftë se e keni fjalën për përparimin natyral, atëherë po, natyrisht.
Studenti: A e keni parë ndonjëherë me sytë tuaj përparimin natyral?
Profesori: …!
Studenti: Përderisa askush nuk e pa me sytë e tij procesin e përparimit në vend, nuk mund të vërtetojë se ky proces nuk ndaloi kurrë. Atëherë, ju thjesht u shprehni mendimin tuaj mbi temën. Mos ndoshta nuk jeni shhkencëtar, por thjesht një Predikues.
Profesori:
Studenti: Ka ndonjë në klasë që të ketë parë trurin e profesorit? Që të ketë dëgjuar, ndjerë, prekur ose marrë erë trurin e Profesorit? Asnjë! Pra, sipas rregullave të Kontrollit Empirik, të Qëndrueshëm, të Demonstrueshëm, dhe , shkenca thotë se nuk keni tru, zotëri. Përderisa gjërat janë kështu, me gjithë respektin, si mund t’u besojmë lexioneve tuaja? 
Profesori: Ma do mendja se duhet të besosh në qenësinë e tyre, bir!
Studenti: Kjo është, zotëri… lidhja midis njeriut dhe Zotit është BESIMI. Kjo është ajo që i lëvizë gjërat dhe i mban të gjalla./Albstroka/

Ai studenti i ri ishte ALBERT EINSTEIN

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top