You Are Here: Home » Gnomonologji » Profesori Ateist dhe studenti (I)

Profesori Ateist dhe studenti (I)

Përktheu: Lorena Stroka

Profesori: Pra, beson në Zot?
Studenti: Sigurisht, zotëri.
Profesori: Është i mirë Zoti?
Studenti: Sigurisht.
Profesori: Është zoti i plotfuqishëm?
Studenti: Po.
Profesori: Vëllai im vdiq nga kancei pavarësisht se i lutej zotit që ta shëronte. Shumë prej nesh do mundoheshin të ndihmonin ata që do kishin nevojë. Ku është mirësia e Zotit?
Studenti:
Profesori: S’përgjigjesh dot ëëë? A nuk është kështu? Le të rifillojmë, biri im. A është i mirë Zoti?
Studenti: Po.
Profesori: A është i mirë Djalli?
Studenti: Jo.
Profesori: Kush e krijoi Djallin?
Studenti: Zoti.
Profesori: Ligësia ndodhet kudo, apo jo? Dhe zoti i krijoi të gjitha, a s’është kështu?
Studenti: Po.
Profesori: Pra, kush e krijoi ligësinë?
Studenti:
Profesori: Ka sëmundje, Imoralitet, Urrejtje, Shëmti? Pra, ekzistojnë këto elemente të këqija në botë?
Studenti: Po.
Profesori: Pra, kush i krijoi?
Studenti:
Profesori: Shkenca thotë përdor pesë shqisat e tua për të njohur mjedisin që të rrethon dhe për t’u ambjentuar në të. Më thuaj, biri im, a e ke parë ndonjëherë Zotin?
Studenti: Jo, zotëri.
Profesori: E ke prekur ndonjëherë zotin? E ke shijuar ndonjëherë? I ke marrë erë?  Nejse… e ke perceptuar ndonjëherë praninë e tij me ndonjë nga shqisat e tua?
Studenti: Jo, zotëri. Kam frikë se jo.
Profesori: Dhe prapë së prapë beson te Ai?
Studenti: Po.
Profesori: Mirë. Më thuaj, a ka ligësi në këtë botë?
Studenti: Po.
Profesori: Sipas shkencës zoti jot nuk ekziston. Ç’ke për të thënë këtu, biri im?
Studenti: Asgjë. Unë kam vetëm besimin tim.
Profesori: Po, besimin. Pikërisht kjo është problemi i shkencës.
Studenti: Zoti Profesor, ka ndonjë gjë që e quajmë ngrohtësi?
Profesori: Po.
Studenti: Dhe ka diçka që e quajmë ftohtësi?
Profesori: Po.
Studenti: Jo, zotëri, nuk ka. Mund të kesh ngrohtësi, nxehtësi, pak ngrohtësi ose aspak ngrohtësi. Por nuk ka asgjë që të quhet ftohtësi. Mund të shkojmë akoma dhe – 458 gradë celsius, që do të thotë aspak ngrohtësi, por nuk mund të shkojmë më poshtë se kjo. Nuk ka asgjë që të quhet e ftohtë/ftohtësi – është vetëm një fjalë që e përdorim për të përshkruar mungesën e ngrohtësisë. Nuk mund ta masim ftohtësinë. Ngrohtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e ngrohtësisë, zotëri, por thjesht mungesa e saj./Albstroka/
vijon… Do mbeteni të habitur kur të mësoni se kush ishte STUDENTI!

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top