You Are Here: Home » Gnomonologji » PRITSHMËRI TË GABUARA…

PRITSHMËRI TË GABUARA…

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimtare-poete-perkthyese-gazetare-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Shumica e njerëzve ndihen të lënduar, të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga shoqëria, njerëzit e tjerë, bota… por, kjo nuk është e vërtetë, është thjesht një shtrembërim!

Këta njerëz janë lënduar nga pritshmëritë e tyre për botën, dhe jo nga vetë bota…

Çfarëdo që ndodhë në botë, është e vërtetë, ndërsa, ajo që ata mendojnë se duhet të ndodhë, nuk është e vërtetë. Domethënë nuk zhgënjehesh nga bota, por, nga pikëpamjet e tua për të. Pastaj në mendjen tënde krijohet një përplasje mes “asaj që është” dhe “asaj që duhet të jetë”.

Për shembull, kur njeh dikë për herë të parë thua: “Sa njeri i mirë është!”

Dhe pas pak kohe thua: “Sa njeri i lig ishte”. Pra, “do” dikë për atë që mendon se është, për imazhin që ti ke ndërtuar për atë. Mendon se ai njeri ndryshoi papritmas? Jo, pra, ishin pritshmëritë e tua që të zhgënjyen dhe jo ai./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top