You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PRAPAVAJTJE HISTORIKE

PRAPAVAJTJE HISTORIKE

Nga Lorena Stroka

Deri në vitin 1922, Britania sundonte 1/5 e popullsisë së botës, ndërkohë që kishte në mbikqyrje rreth 1/4 e sipërfaqes së përgjithshme të Tokës.

Edhe pse ithtarët e kolonializmit s’ngurojnë të përmendin krenarisht zhvillimin ekonomik apo përfitimet e tjera që erdhën si rezultat i perandorimit, askush nuk mund të fshijë nga kujtesa imponimin e mjerimit masiv, përdorimin e kampeve të përqëndrimit, si dhe masakrat çnjerëzore që britanikët patën kryer kundër të paarmotosurve, grave dhe fëmijëve.

Një shembull konkret është ZIJA E BUKËS NË BENGAL

Sipas burimeve të sigurta historike, gjatë viteve të sundimit britanik në Indi, 12-29 milionë vendas humbën jetën nga skamja e tejskajshme, kur në të njëjtën kohë, shtypësit e tyre eksportonin mijëra ton grurë në drejtim të Britanisë.

Në vitin 1943, rreth 4 milionë bengalas vdiqën nga uria, ndërkohë që Churchill s’reshte së zbarkuari rezerva të mëdha ushqimesh dhe oriz drejt trupave britanikë dhe Greqisë.

Madje në lidhje me viktimat e Bengalit, vetë Churchill kishte thënë: “I urrej indianë. Janë kafshë dhe kanë një fe shtazarake. Sa për zinë e bukës që pllakosi në vend, vetë ata e kanë fajin që pjellin si lepuj. Mirë i gjeti.”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top