You Are Here: Home » Të ndryshme » Popullsia e Shqipërisë

Popullsia e Shqipërisë

Nga Lorena Stroka

Rritja mesatare vjetore e popullsisë Shqiptare gjate periudhës 1960 – 1990 ishte 2.4%, ose përafërsisht 3 deri në 4 herë më  e lartë se ajo e shteteve të tjera Europiane. Ne rritjen e ndjeshme të popullsisë ndikoi pozitivisht dhe qeveria e atëhershme. Sipas regjistrimeve të realizuara rezulton se në korrik të vitit 1991, Shqipëria kishte rreth 3. 335 000 banorë, pra, një shifër mjaft e lartë në krahasim me dekadat e shkuara, për shembull, në vitin 1981 popullsia ishte 2. 761 000 banorë, ndërsa në 1960 vetëm 1. 626 000 banorë. Në vitin 1989 shqipëria arriti te kishte rreth 11 banorë per km² – pra shifra më e lartë në ballkan. Në vitin 1991 rritja e popullsisë arriti në 1.8%.  Në 1991 Shqiperia kishte shkallë lindshmërie 24/1000, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ishte reduktuar nga 14/1000 në vitin 1950, në 5/1000. Mosha mesatare e vdekjes midis dy gjinive në vitin 1991 vijonte si me poshte: Për meshkujt shtatëdhjetë e dy vjeç (72), ndërsa për femrat shtatëdhjetë e nëntë vjeç (79).

Popullsia shqiptare renditej mes popujve më të rinj të Europës, me moshë mesatare jo më shumë se njëzetë e shtatë vjeç (27). Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë me më shumë meshkuj se sa femra, pra në vitin 1970 kishte 1055 (meshkuj):1000 (femra), shifra ishte aq e lartë sa meshkujt përbënin 51.5% te popullsisë në 1990. Në formimin e kësaj shifre kishin ndikuar shumë faktorë, për shembull, shpërfillja qe shoqëria tregonte ndaj gjinisë femërore, akoma dhe në rastet kur sëmureshin rëndë, familja nuk u kushtonte vëmendjen e duhur, por i shikonte si të parëndësishme dhe që mund të zëvendësoheshin lehtë, duke i konsideruar meshkujt superiorë të shoqërisë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top