You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Po dallove këto shenja dije se të do!

Po dallove këto shenja dije se të do!

Nga Lorena Stoka

Vetëpyetesh nëse të do vërtet? Jeni pak kohë bashkë, por prapë së prapë nuk je e sigurtë për dashurinë  e tij? Lexo shenjat e mëposhtme dhe shumë lehtë do konstatosh se çfarë ndjen për ty.

  • Mban mend me hollësi çdo gjë që i ke thënë për veten tënde dhe të pyet vazhdimisht për interesat dhe hobet e tua në përgjithësi.
  • Të fton në shtëpinë e tij, pa thirrur dhe miq të tjerë.
  • Kërkon justifikime të vazhdueshme për të komunikuar me ty, përmes mesazheve elektronike ose telefonit.
  • Të komplimenton për flokët, veshjen, dhe çdo gjë tjetër që shikon te ty.
  • Të dërgon mesazhe gjithë ditën, dhe jo vetëm në mëngjes që s’di se ç’të bëjë.
  • Mundohet të jetë i këndshëm dhe i pëlqyeshëm te miqtë e tu.
  • Të prek kur të flet.
  • Të shikon në sy kur është në anën tjetër të dhomës dhe të buzëqesh.
  • Gjen gjëra të rastësishme për të kujtuar ty.
  • Të thërret me një pseudonim të veçantë…(…) një lloj kodi midis dy të dashuruarve.
  • Përmend emrin tënd shpesh herë në bisedë.
  • Të llogarit për gjithçka.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top