You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR PLASTIKËN VAGINALE

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR PLASTIKËN VAGINALE

lorena-stroka-gazetare-plastika-vaginaleNga Lorena Stroka

Kënaqësia seksuale është shumë e rëndësishme në jetën e çdo gruaje, dhe sigurisht në arritjen apo humbjen e saj luajnë rol disa faktorë. Një prej tyre janë ndryshimet anatomike në zonën e vaginës dhe pereniumit.

Ndryshime të tilla mund të rezultojnë pas lindjeve të vështira ose humbjes së menjëhershme të kilogramëve të tepërt. Rrjedhimisht, shkaktohet relaksim vagine dhe pereniumi. Megjithatë, faktorë të tjerë mund të jenë:

  • Ndërtimi fizik i çdo gruaje
  • Jeta sedentare
  • Mungesa e ushtrimit fizik
  • Duhanpirja
  • Lodhja e tepërt fizike

Këto gra, deri pak kohë më parë, ishin të dënuara të jetonin me këtë problem anatomik, përfshirë këtu pasojat psikologjike, sociale dhe vetëbesimin e tyre të ulët. Sot, me ndihmën e një teknike të re, plastikës së vaginës, arrihet rivendosja e plotë e indeve të kanalit vaginal dhe pereniumit si dhe forcimi i muskujve të legenit në mënyrë që vagina të kthehet në gjendjen e mëparshme, dhe gruaja të rigjejë… gëzimin e humbur.

Çfarë është plastika e vaginës?

Është teknika gjatë së cilës korrigjohet pamja fizike e vaginës, riformimi i buzëve të vogla ose të mëdha si dhe zgjerimi i padëshiruar. Falë Lazerit ose RF arrihet korrigjimi estetik (i pagjak) i vaginës dhe pereniumit. Procesi është i thjeshtë, qëndrimi i pacientes në spital nuk është i domosdoshëm, ndërhyrja bëhet me anestezi lokale. Me ndihmën e Lazerit ose RF realizohet heqja e indeve, në vazhdim bëhet rivendosja e tonit muskulor në mënyrë të tillë që të mos duken qepjet dhe përgjithësisht rezultati estetik të jetë i përkryer. Zona lihet e lirë, pa fashime.

Sa është kohëzgjatja e ndërhyrjes?

Vetëm 2 orë.

Çfarë duhet të ketë kujdes gruaja pas operacionit?

  • Nuk duhet të ushtrohet (6-8 javë)
  • Nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale
  • Nuk duhet të rrijë gjatë në këmbë

Çfarë mund të presë gruaja pas periudhës 6-8 javore?

Përmirësim të dukshën në raportet seksuale dhe rifitim të besimit të humbur. Shumë herë, këto gra vuajnë nga mosmbajtja e urinës, ndërhyrja plastike u jep zgjidhje edhe në këtë dejtim. Megjithatë, qëllimi kryesor i operacionit ka qenë dhe është përsosmëria estetike e zonës intime.

Kur nuk rekomandohet plastika vaginale?

Plastika vaginale nuk rekomandohet në ato raste kur pacientja vuan nga ana mendore, diabeti dhe inflamacioni kronik i zonës intime. Gjithashtu, gratë që mendojnë të bëjnë fëmijë në rrugë natyrale, jo me prerje cezariane, është mirë të mos i nënshtrohen ndërhyrjes./AlbStroka.com

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top