You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PIJE PËR NJË BARK TË SHESHTË

PIJE PËR NJË BARK TË SHESHTË

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-bark-i-sheshte-albstroka-instagram-faceboookNga Lorena Stroka

Barku i sheshtë është rezultat i ushtrimit të përditshëm fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme. Mësoni se cilat pije ndihmojnë në uljen e enjtjes së padëshiruar dhe shkrirjen e dhjamit të tepërt.

Çaj dhe xhenxhefil…

Hidratimi i duhur është shumë i rëndësishëm, sidomos kur përpiqesh të humbasësh peshë. Uji është mënyra më e mirë për hidratim, pasi pastron trupin, eliminon toksinat dhe krijon ndjesi plotësie në stomak. Në qoftë se e keni të vështirë të konsumoni thjesht ujë, shtoni në të bimë të freskëta aromatike, lëng limoni, xhenxhefil dhe kube akulli.

Çaj të ngrirë menteje

Mentja përmirëson tretjen, parandalon mbajtjen e lëngjeve, si dhe redukton enjtjen.

Lëng ananasi

Ananasi përmban një enzimë të veçantë, bromelainën, e cila ndihmon në shpërbërjen e proteinave, lehtëson procesin e tretjes dhe zhdukë enjtjen e stomakut.

Çokollatë të shkrirë (zezë)

Megjithëse për shumë prej jush tingëllon disi e habitshme, çokollata e zezë, mund të ndihmojë vërtet në humbjen e peshës pasi të pret oreksin. Merrni një copë shkrijeni, hidheni në një filxhan me ujë të nxhetë dhe konsumojeni direkt.  Thjesht, atë ditë që do zgjidhni të pini çokollatë të zezë, reduktoni sasinë e ushqimeve të tjera, pra, hani më pak.

Çaj jeshil

Përtej vetive antikanceroze, çaji i gjelbër përmban një sasi të madhe antioksidantësh, si catechins, që sipas hulumtimeve të ndryshme kontribuojnë në reduktimin e ynydyrës së barkut./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top