You Are Here: Home » Kuriozitete » PESHKU QË HA TESTIKUJ NJERËZISH!

PESHKU QË HA TESTIKUJ NJERËZISH!

Nga Lorena Stroka

Keni dëgjuar për peshq e peshq, mirëpo për peshq testikujngrënës nuk besoj të keni dëgjuar kurrë më parë. Një i tillë, përfundoi javën e shkuar në rrjetat e një peshkatari, në Siene.

I përket llojit “Pacu“, “kushëri” i “Piranha“, i njohur ndryshe si “arrëthyesi”. Ky peshk ka dhëmbë të mprehtë, është 88 cm i gjatë dhe peshon 25 kg.

Policia Franceze botoi një sërë fotosh të peshkut që përgjegjësohet për vdekjen e dhjetëra peshkatarëve që humbën jetën nga gjakderdhja pas sulmit.

Peshku i rrezikshëm gjendet në shumicën e lumenjve të Amazonës, në Papua (Indonezi) si dhe në Guinean e Re.

Pacu edhe pse nuk konsideroheshin të rrezikshëm për njeriun, kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar, në vendet si Papua dhe Guinea e Re janë raportuar raste makabre, sipas të cilave shumë burra kanë humbur jetën si pasojë e prerjes së testikujve.

Muajin e shkuar u gjet një peshk i tillë, rreth 20 cm i gjatë, në brigjet jugore të Suedisë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top