You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PESHKATARI DHE SHANSI I HUMBUR

PESHKATARI DHE SHANSI I HUMBUR

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një peshkatar zbriste çdo natë në det për të hedhur rrjetat e tij. Ai e dinte që kur dilte dielli, peshqit vinin për të ngrënë molusqe, prandaj i hidhte rrjetat para se të gdhihej.

Një natë, tek hyri në ujë, ndjeu se preku diçka të fortë me këmbë, në fundin e detit. E lëvizi këmbën dy-tri herë mbi të dhe kuptoi se ishte vërtet diçka e fortë, si gurë të mbështjellë në qese.

U inatos dhe mërmëriti: “Cili idiot hedh objekete të tilla në det?”, dhe mënjëherë korrigjoi: “në detin tim”. U ul, kapi qesen dhe e nxorri jashtë ujit.

Ishte tepër errësirë, nxorri thikën, hapi qesen dhe pa se ç’kishte brenda… Kish’ ca gurë, të mëdhenj si portokalle, të rëndë e të rrumbullaktë./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top