You Are Here: Home » Mjekësi » Pesha luan rol kryesor në transplantet e veshkave

Pesha luan rol kryesor në transplantet e veshkave

Nga Lorena Stroka

Të dhëna të reja për transplantet e veshkave sjellë në dritën e publikimit një hulumtim i ri francez. Sipas rezultateve, sa më pranë është pesha e donatorit me atë të marrësit të transplantit, aq më shumë rriten probabilitetet për një transplant të suksesshëm. Duke monitoruar mbi 1000  të transplantuar për gjashtë vite me rradhë, ekipi shkencor vëreu se të gjithë ata që morën veshkë të një madhësie disanaloge në lidhje me peshën e tyre, shfaqën rritje rreziku për komplikacione.

Në komplikime përfshiheshin: tensioni i lartë gjakut, “dhëmbëzimet” në veshka dhe 55% probabilitete më shumë për mospranim të transplantit nga ana e organizmit brenda dy viteve të para.

“Këto gjetje krijuan një mundësi të re në përmirësimin e mbijetesës afatgjatë të marrësve të transplanteve” deklaron kreu i hulumtimit, Jean Paul Soulillou i “French Institute of Health and Medical Research”.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top