You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM/ PERSONAT ME KËTË TIPAR TRUPOR, RREZIKOJNË TË JETOJNË MË PAK

STUDIM/ PERSONAT ME KËTË TIPAR TRUPOR, RREZIKOJNË TË JETOJNË MË PAK

lorena_stroka_biografia_facebook_wikipedia_artikuj_mjekësorë_gazeta_albstroka_2017Nga Lorena Stroka

Sipas një kërkimi të kryer në një prej klinikave më në zë të Minesotës, në Mayo, është zbuluar se të gjithë personat me një tipar të përbashkët trupor, rezikojnë të mos jetojnë gjatë.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët konstatuan se perimetri i madh i mesit mund të ul jetëgjatësinë, akoma dhe në ato raste kur personat nuk janë domosdshmërisht mbipeshë. Sipas revistës Procedura, meshkujt me perimetër mesi mbi 108 cm rrezikojnë me vdekje të parakohshme gati 50% më shumë se ata që e kanë perimetrin vetëm 92 cm.

Me fjalë të tjera, barku i madh u kushton 3 vjet jetë, kryesisht pas të 40-ve, për shkak të shfaqjes së mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve të frymëmarrjes apo dhe kancerit.

E njëjta gjë duket se qëndron edhe për femrat. Më konkretisht, ato me perimetër mesi mbi 92 cm, rrezikojnë rreth 80% më shumë që të vdesin më herët sesa të tjerat.

Sipas studiuesve, rritja e rezikut është lineare. Analitikisht, për çdo 5 cm shtesë, rreziku i vdekjes së parakohshme është 7% për meshkujt dhe 9% për femrat.

Përmasat normale që mjekët përcaktojnë për perimetrin e mesit janë: 67 cm për femrat dhe 88 cm për meshkujt.

Për nevojat e studimit të tyre, studiuesit analizuan 11 kërkime të mëparshme, në të cilat kishin marrë pjesë mbi 600.000 persona./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top