You Are Here: Home » Kuriozitete » PËRSE NË ÇDO DRITARE AEROPLANI KA NJË VRIMË MIKROSKOPIKE?

PËRSE NË ÇDO DRITARE AEROPLANI KA NJË VRIMË MIKROSKOPIKE?

PERSE-SHERBEJNE-VRIMAT-MIKROSKOPIKE-NE-DRITARET-E-AVIONEVE-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BLOGNga Lorena Stroka

Në qoftë se nuk e keni vënë re më parë, herën tjetër kur të hipni në aeroplan dhe të uleni nga ana e dritares, hidhini një vështrim më të kujdesshëm pjesës fundore të saj, pikërisht aty do të vëreni një vrimë të vogël. Prania e saj nuk duhet t’ju krijojë asnjë ndjesi paniku, pasi nuk është veçse një element sigurie për ju.

Ky lloj boshllëku i gjendur në çdo dritare të aeroplanit, njihet ndryshe si vrimë ajrosjeje dhe shërben kryesisht për rregullimin e presionit të ajrit brenda dritares, presioni i ajrit në kabinë është shumë herë më i madh se ai jashtë saj. Për më tepër, lejon lëvizjen e ajrit mes dy shtresave (dritaret e avionëve janë të përbërë nga tri shtresa), dhe kështu nuk mbetet lagështi, domethënë xhamat nuk vishen me avull. Në të njëjtën kohë, në qoftë se shtresa e jashtme dëmtohet apo thyhet, vendin e saj e merr e ndërmjetmja, pa ndodhur diçka e pakëndshme./albstroka.com/

Siç e kuptoni dhe vetë, rëndësia e kësaj vrimëze është më e madhe se sa përmasat e saj.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top