You Are Here: Home » Kuriozitete » Përpunimi i mëndafshit

Përpunimi i mëndafshit

Nga Lorena Stroka

Perpunimi i mendafshit, sipas shkrimeve te vjetra, njihet ketu e 4.500 vjet me pare, ne Kine. Thuhet se gjate periudhes se perandorise se Si-lig-Si, ne vitin 2650 p.e.r., u zbuluan dobite e krimbit te mendafshit. Me urdher te perandorit Si-lig-Si, ne oborrin e pallatit u ndertuan fabrika per perpunimin e mendafshit dhe tekstileve ne pergjithesi. Qysh nga ajo kohe, reputacioni i mire per mendafshin e Kines i tejkaloi kufijtë e vendit…  Për kete arsye, punonjesit e fabrikes me urdher te perandorit u munduan të mos zbulonin te askush mënyrën e përpunimit të mëndafisht, gjë që u arrit deri në shek. V-të e.r…

Sipas shkrimtarëve të Bizantit, mbreti i asaj kohe, Justin, dergoi dy prifterinj ne Kine, me qellim qe te zbulonin sekretin e perpunimit te mendafshit. Ata ndoqen nga afer me kujdes te madh te gjithe procesin e ushqyerjes, prodhimit (krimbit) dhe perpunimit te mendafshit. Pasi mblodhën te dhenat e nevojshme, gjate largimit te tyre nga oborri i perandorise, arritën të fshihnin brenda bastuneve (në formë tubash) qe kishin me vete te ashtequajturen “fare krimbi”. Per nje kohe te gjate te gjithe ne oborrin e bizantit, mendonin se mendafshi prodhohej nga ndonje bime. Me kalimin e kohes e verteta u zbulua, dhe perhapja e perpunimit te mendafshit mori permasa te medha ne Greqi, Arabi, Sicili, Venecia, Milano, ku u ndertuan fabrika te ndryshme per perpunimin e tij, qe me vone do te adhurohej nga e gjithe bota./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top