You Are Here: Home » Mjekësi » PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË XHENXHEFILIT

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË XHENXHEFILIT

albstroka-blog-perfitimet-shendetesore-te-xhenxhefilit-shkrime-nga-lorena-stroka-albstrokaNga Lorena Stroka

Xhenxhefili e ka prejardhjen nga Lindja dhe njihet si një prej përbërësve më thelbësorë të kuzhinës Indiane, Kineze dhe Japoneze.

Përbërësi aktiv i xhenxhefilit është gingeroli, që kur gatuhet, ka shije të ëmbël dhe pikante në të njëjtën kohë. Ka përqindje të lartë uji (80%). Për më tepër, përmban zink dhe polifenole, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin tonë.

Cilat janë përfitimet e xhenxhefilit?

Kinezët e rekomandojnë këtu e 2000 vjet për përmirësimin e çrregullimeve të stomakut si dhe funksionin e mirë të sistemit tretës… Në mënyrë të veçantë:

  • Ka veti antioksidante, antikanceroze dhe imunomudulatore.
  • Zvogëlon vlerat e kolesterolit në gjak, rregullon sheqernat si dhe ka veprim shërues.
  • Ka veprim antipiretik, antimikrobial, ndihmon në tretjen e mirë, lufton përzierjet, tonifikon trupin si dhe zbutë simptomat e ftohjes, shtrëngimit të stomakut dhe dhembjeve të kokës.
  • Shumë shkencëtarë besojnë se xhenxhefili kontribuon në reduktimin e parehatisë së kyçeve. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për konfirmimin e veprimeve të mundshme për kurimin e osteoartritit.

Si konsumohet?

Aroma karakteristike e xhenxhefilit u jep shije të veçantë gjellërave, salcave, ëmbëlsirave, pijeve etj. Mund të konsumohet i papërpunuar, ose i gatuar. Xhenxhefilin mund ta gjeni në treg në formë rrënje, pluhuri, shurupi, vaji (esencial), kapsule dhe tretësire./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top