You Are Here: Home » Mjekësi » PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË TAHINIT

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË TAHINIT

albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-shkrime-gazetre-poete-perkthyese-shqiptare-[fare-eshte-tahiniNga Lorena Stroka

Në qoftë se besoni se konsumi i tahinit është i lejueshëm vetëm gjatë periudhave të agjërimit, gaboheni. Tahini është karakterizuar si një ushqim me vlera të larta ushqyese, është i pasur me proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore të dobishme për funksionin e mirë të organizmit.

Nuk është rastësi, që në vendet e Lindjes së Mesme, tahini përbën komponent kyç i ushqyerjes së përditshme, pasi përdoret në pjesën më të madhe të gatimeve.

Ja çfarë mund të përfitoni nga konsumi i një luge me tahin:

  • Energji 89 kalori
  • Proteina 2.55 gr
  • Yndyrna të mira 0.86 gr
  • Karbohidrate 3.18 gr
  • Fibra bimore 1.14 gr
  • Sheqerna të thjeshta 0.07 gr
  • Kalcium 64 mg
  • Hekur 1.34 mg
  • Magnez 14 mg
  • Fosfor 110 mg
  • Kalium 62 mg
  • Natrium 17 mg
  • Zink 0.69 mg
  • Bakër 0.242 mg
  • Mangan 0.218 mg
  • Selen 0.3 mg
  • Riboflavin 0.071 mg
  • Vitaminë B6 0.022 mg
  • Acid folik 15 mg
  • Vitaminë E 0.04 mg

Konsumi i tahinit kontribuon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjes së sheqerit dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Lufton krijimin e radikaleve të lira, që lidhen me plakjen e qelizave të trupit.

Ul vlerat e kolesterolit në gjak.

Për shkak të lignaneve ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Falë komponentëve që përmban, pengon oksidimin e acideve yndyrore në trup, që përbën fazën e parë për krijimin e arteriosklerozës.

Është ideal për diabetikët, pasi ka një indeks relativisht të ulët glycemic./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top