You Are Here: Home » Mjekësi » PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË KANELLËS

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË KANELLËS

PERFITIMET-SHENDETESORE-TE-KANELLES-ALBSTROKA-REVISTE-LORENA-STROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

Hulumtime specifike kanë arritur në përfundimin se përfshirja e kanellës në ushqyerjen tonë të përditshme mund të përmirësojë shëndetin tonë fizik dhe mendor. Përveç shijes së mrekullueshme që ajo ka, është e pasur me kalcium, fibra bimore, mangan dhe shumë antioksidantë të fuqishëm.

Në mënyrë të veçantë:

1. Kanella rrit funksionin e trurit:  Aroma e saj rrit funksionin gnostik (njohës) të trurit. Ndërsa marrja  e saj ndihmon në përforcimin e kujtesës, në përqëndrim, si dhe zvogëlon mundësitë për zhvillim të sëmundjes së Alzheimer-it. Konsumi i përditshëm i një sasie të vogël kanelle kontribuon në luftimin e depresionit dhe shmangien e dhimbjeve të kokës.

2. Kanella bën mirë për zemrën: Përfshirja e një sasi e të caktuar kanelle në ushqyerjen tuaj të përditshme ndihmon në zvogëlimin e efekteve negative nga konsumi i ushqimeve të yndyrshme.

3. Kanella përmirëson shëndetin e zorrës: Parandalon mostretjen, refluksin gastroezofageal, diarrenë etj.

4. Kanella ndihmon në parandalimin e kancerit: Konsumi i moderuar i erëzës në fjalë kontribuon në parandalimin e zhvillimit dhe përhapjes së qelizave kanceroze. Siç është e njohur, qelizat kanceroze ushqehen me glukozë dhe injorojnë sinjalet metabolike. Kjo është arsyeja pse duhet pasur kontroll i niveleve të sheqerit në gjak.

5. Kanella bën mirë për mishrat e dhëmbëve: Kanella është një nga përbërësit më të njohur për përgatitjen e gargarave të dhëmbëve, pasi ka shumë veti antibakteriale që ndihmojnë në mbrojtjen e mishrave dhe higjienës së gojës në përgjithësi. Gjithashtu, përmirëson frymëmarrjen.

6. Kanella bën mirë për lëkurën: Falë vetive të saj antibakteriale ndihmon në lehtësimin e kruarjeve, zbutjen e skuqjeve të lëkurës, luftimin e puçrrave të fytyrës, si dhe në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top