You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Përdorimet terapeutike të toksinës botulinum

Përdorimet terapeutike të toksinës botulinum

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Britanikë zhvilluan një metodë të re për përdorimin e toksinës botulinum jo vetëm si injeksion kundër rrudhave, por ndoshta edhe për përdorime të tjera terapeutike. Botox mund të trajtojë kënaqshëm disa  lloje sëmundjesh:

  • parkinsonin
  • paralizën cerebrale
  • migrenën kronike.

Hulumtuesit e Laboratorit të Biologjisë Molekulare (në Mbretërinë e Bashkuar) nën kryesinë e Dr. Bazbek Davletov paraqitën studimin relativ në revistën PNAS të Akademisë Kombëtare të Shkencave (SHBA), sipas agjencisë Reuters.

Shkencëtarët zbuluan një mënyrë për të ndarë dhe rikombinuar molekulat e neurotoksinës Clostridium botulinum (e njohur ndryshe si botox) duke çuar në krijimin e ri të një molekule “të avancuar” të një substance “tip botox”, e cila është e përshtatshme për përdorim klinik dhe teraupetik, pa shkaktuar efekte të padëshiruara të botox-it të zakonshëm.

Kohët e fundit, toksina botulinum përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime teraupetike, ndërsa mjekët shfrytëzojnë aftësinë e saj për relaksimin e muskujve dhe nervave, për shembull ndihmon në luftimin e dridhjeve te pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja Parkinson ose thjesht nga një dhembje e vazhdueshme koke.

Zbulimi i ri mund t’i lejojë shkencëtarët që të prodhojnë lloje të reja botox, të cilat do të jenë më pak toksike dhe shumë më të dobishme për qëllime teraupetike. Synimi parësor i studiuesve është krijimi i një botox të ri analgjezik afat gjatë, që do të zgjasë sa një injeksion botox, domethënë katër deri në gjashtë muaj.

© 2010: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top