PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË KRIPËS DHE SODËS SË BUKËS
© Lorena Stroka
Ka shumë sekrete tradicionale të cilat mund të lehtësojnë përditshmërinë tuaj nga një çast në tjetrin, dhe kryesisht t’ju shpëtojnë nga shpenzimet e panevojshme dhe “kimia agresive”. Më poshtë po ju tregoj disa mënyra të thjeshta, të cilat në kombinim me limonin apo uthullën, që nuk mungojnë nga asnjë shtëpi, do t’ju zgjidhin duart në shumë drejtime.
Hemostatik
Në rast prerjeje, mënyra më e mirë për ndalimin e gjakut është vendosja e pakëz sode buke mbi plagë.
Njolla veze
Njolla e vezës mund të hiqet me tretësirë amoniaku dhe uji, ose me ujë e kripë.
Bamboo
Një metodë rezultative për pastrimin e mobiljeve bamboo është t’i fërkoni me një furçë të zhytur në ujë (të ngrohtë) me kripë dhe pastaj t’i fshini me një pecetë pambuku.
Tapete/qilima
Në qoftë se doni që qilimat tuaj të duken si të rinj, kalojini me një furçë të lagur në ujë e uthull, ose ujë e sodë buke.
Mobilje
Shenjat në mobiljet prej druri hiqen vetëm me një mënyrë, përzieni së bashku pakëz pastë dhëmbësh e sodë buke dhe pastaj kalojeni mbi sipërfaqet problematike.
Qirinj
Pothuaj të gjithë qirinjtë pikojnë, duke na bërë të mos duam t’i ndezim më. Kjo nuk do të ndodhë më nëse i lagni në ujë e kripë rreth 10 minuta para se t’i përdorni.
Pllaka
Mënyra më e mirë për pastrimin dhe shkëlqimin e pllakave është përzierja e ujit me sodë buke dhe fërkimi i tyre me të.
Omeletë
Kur përgatisni omeletë, sekreti absolut për fryrjen e saj është të shtoni në përzierje pakëz sodë buke, ujë dhe qumësht.
Qofte
Për qofte sa më të fryra e pikante, përgatisni përzierjen e mëposhtme, në një tas përzieni mirë së bashku pak uthull, uzo e sodë buke, pastaj shtojeni tek brumi i qofteve. Rezultati përfundimtar do t’ju mahnitë./albstroka.com/
© AlbStroka.com