You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËRBËRËSIT ANTIRRUDHË QË NUK DUHEN KOMBINUAR ASNJËHERË

PËRBËRËSIT ANTIRRUDHË QË NUK DUHEN KOMBINUAR ASNJËHERË

gazeta-albstroka-shkrima-nga-lorena-stroka-produktet-kunder-rrudhe-qe-nuk-duhet-te-perdorni-kurre-bashke© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se kremi antirrudhë që ju përdorni, nuk sjell efektin e dëshiruar, ndoshta për këtë e ka fajin kombinimi i gabuar i disa përbërësve apo substancave që ju bëni. Aplikimi i produkteve të ndryshme mund të jetë i dobishëm për trajtimin e problemeve të shumta të lëkurës, por, mbulimi i vazhdueshëm i një produkti, me një tjetër, ndonjëherë është më shumë i dëmshëm se sa mirëbërës.

Ajo që nuk dini, është fakti që disa prej përbërësve ndodh të “përplasen” mes tyre, duke çuar kështu në neutralizimin total të efektit pozitiv. Shihni se cilët përbërës janë ata, dhe si ndërveprojnë me njëri-tjetrin:

Vitamina C + alfa-hidroksi acidet (AHA)

AHA dhe vitamina C janë dy substanca me bazë acidin. Në qoftë se përdoren njëkohësisht, mund të shkaktojnë acarim te lëkurat e ndjeshme. Gjithashtu, duke qenë se vitamina C është jashtëzakonisht e ndjeshme në pH, alfa-hidroksi acidet mund të ndryshojnë pH-në  e vitaminës në fjalë, duke reduktuar në masë të madhe veprimin e saj antoksidant, gjë që do të thotë se nuk do të jetë më efektive për përdorim.

Retinoli + peroksidi i benzolit

Kur peroksidi i benzolit përdoret bashkë me retinolin, mund të neutralizohen. Që të dy përbërësit janë të domosdoshëm e të dobishëm për kujdesin e lëkurës, por, vetëm në rast se përdoren veç e veç funksionojnë si duhet. Përzierja e tyre mund të shkaktojë thatësi, skuqje, gropëza ose flluska. Nëse doni t’i përdorni të dyja, bëjeni në mënyrë të alternuar.

Acidi glikolik + (extra) eksfolimi

Përdorimi i acidit glikolik si eksfolues, shpesh shkakton thatësi lëkure. Gjë që ju shtyn të përdorni metoda extra për përmirësimin e gjendjes. Ky veprim i pamenduar mirë, nxit heqjen e vajrave natyrale të lëkurës, si dhe përshpejton daljen e rrudhave të reja./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e rradhës!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top