You Are Here: Home » Mjekësi » CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË MËLÇISË DHE HUMBJEN E PESHËS?

CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË MËLÇISË DHE HUMBJEN E PESHËS?

PERBERESI-MAGJIK-I-VERES-SE-KUQE-QE-NDIHMON-NE-HUMBJEN-E-PESHES-ALBSTROKA-RECETA-LORENA-STROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

Sipas shkencëtarëve, konsumi i përditshëm i një sasie të vogël të verës së kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë, por dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Konsumi i një gote me verë të kuqe, ose një filxhani me lëng rrushi mund të ndihmojë personat e mbipeshë se si të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre, veçanërisht çrregullimet metabolike.

Kërkuesit Amerikanë gjetën në verën e kuqe një substancë kimike, acidin ellagic, që ngadalëson në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e qelizave ekzistuese yndyrore dhe krijimin e të rejave, si dhe përforcon metabolizmin e acideve yndyrore në qelizat e mëlçisë.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se konsumi i verës duhet të bëhet me masë, pasi mbikonsumi i saj mund të shkaktojë probleme të tjera serioze në të ardhmen e afërt./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top