Perandoria Bizantine dhe tre periudhat kryesore të saj
Në vitin 325 e.r., perandori Romak, Konstandini i Madh solli kryeqytetin e perandorisë romake nga Perëndimi në Lindje. Kryeqyteti i ri u quajt Roma e Re dhe më vonë Konstandinopojë (Stamboll). Fillimisht, kufijtë e perandorisë së re, që më vonë historianët e quajtën Perandori Bizantine, ishin kufijtë e së vjetrës. Me kalimin e kohës, nën presionin e kundërshtarëve të jashtëm, Bizanti humbi beteja të njëpasnjëshme, gjë që drejtoi në kufizimin rreth zonës së Konstandinopojës. Ndërsa në vitin 1453 rënia e Konstandinopojës shënoi dhe fundin e perandorisë së madhe. Karakteristikat kryesore të shtetit Bizantin ishin:
1. Feja e re, krishterimi.
2. Sjellja e kryeqytetit nga sfera e ndikimit të latinishtes në sferën e ndikimit të gjuhës greke.
3. Realizimi i ndryshimeve/reformave në legjislacion.
Fillimisht, perandoria Bizantine ishte një shtet polietnik me organizim dhe qeverisje romake, me fe krishtërimin dhe arsim që karakterizohej nga greqishtja e vjetër. Më vonë, u shndërrua në shtet me gjuhë të përbashkët greqishten, me dogmë fetare ortodoksinë, dhe karakter të ri kulturor.
Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në përparimin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si superfuqi që ishte, luajti rol të dyfishtë, nga njëra anë, mbështeti Europianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe përhapi në pjesën tjetër të Europës thesarët artistikë dhe shkrimtareskë të lashtësisë.
Tri periudhat kryesore të periudhës bizantine
(1) Themelimi i perandorisë (324 – 565).
– Kryeqyteti zhvendoset nga Roma në Bizant (324).
– Shteti dhe ushtria realizon organizim rrënjësor (sistemi i tatimeve bëhet më i drejtë).
– Perandori nuk konsiderohet më zot.
– Shtet filokristian. Me përjashtim përpjekjen e dështuar të julianos, të risillte fenë e lashtë.
Lufta për ortodoksinë (378 – 518)
– Ndryshim strategjie në lidhje me trajtimin e barbarëve: shteti pranon shumë prej tyre në ushtrinë dhe shtetin e tij.
– Dogma ortodokse merr formën përfundimtare (451).
– Hapësirë midis kishës lindore dhe perëndimore (518).
Shekulli i Justinit (518 – 565)
– Ngjitja në fron e Justinit (527) .
– Ndryshim legjislacioni (solli ndryshime për Bizantin dhe botën perëndimore).
– Ndryshime në qeversje dhe ushtri.
– Lulëzim i artit të shkronjave. Ndërtohet tempulli i Shën Sofisë (Agia Sofias) (535).
Periudha e II (565 – 1081)
(1)Armiq të rinj (565 -717).
– Arabët.
– Vazhdojnë reformat në jetën e brendshme të shtetit.
Hapa pozitivë (717 – 867)
1. Luftim i suksesshëm i armiqve të huaj.
2. Ndryshimet e fundit rrënjësore në jetën e brendshme të shtetit.
Kulmi (867 -1025)
– Disa pushtime të reja.
– Përfundojnë luftërat e gjata me Bullgarët.
– Masa mbrojtëse për të varfërit.
Fillimi i problemeve serioze (1025 – 1081)
– Ndryshim i vazhdueshëm i perandorëve. Kontradikta serioze të brendshme.
– Perandori e dobët, nuk përballon dot armiqtë e jashtëm.
– Humbje e Bizantëve ndaj Turqve.
– Ndarja përfundimtare e dy kishave (1054).
Periudha e III (1081 – 1453)
(1)Perandoria humbet avash – avash pushtetin e saj (1081 – 1260).
– Ndërrime perandorësh. Kontradiktat e brendshme vijojnë…
– Politikë e keqe. Humbje të njëpasnjëshme me Kroatët, Serbët, Hungarezët, Turqit etj.
Rënia përfundimtare (1260 1453)
– Perandoria ndahet në “shtete” të vogla.
– Konstandinopoja vjen sërish në duart e bizantëve (1261).
– Turqit, forca e re e zonës, fitojnë vazhdimisht.
– Luftërat civile dobësojnë Bizantin.
– Ushtria e sulltan Muhametit II, pushton Konstandinopojën (1453).
– Perandori i fundit, Konstandin Paleologu, vritet në betejë./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com