You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PERANDORI I URREJTSHËM!

PERANDORI I URREJTSHËM!

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një herë e një kohë, në një vend të largët që quhej Uranupoli, mbretëronte një perandor i urrejtshëm, Arpatilaosi i Parë.  Ai perandori kishte dymbëdhjetë kurora. Çdo muaj, ndërronte nga një… Kishte gjithashtu një teleskop të artë dhe një pendë korbi…

Së pari, do t’ju them se çfarë bënte me pendën e korbit, dhe pastaj se çfarë bënte me teleskopin. Me pendën shkruante ligjet. Por jo ligje të zakonshme. Ligje të pështra e të tmerrshme…

Po ju jap një shembull: kërkonte që nënshtetasit e tij të punonin pa pushim në miniera dhe të nxirrnin ar e gurë të çmuar, me qëllim që të zbukuronte dymbëdhjetë kurorat mbretërore që kishte. Prandaj kishte nxjerrë një ligj që anullonte karnavalet, pushimet në shkollë, festimet e ditëlindjeve dhe të dielat. Sipas këtij ligji, të dielat ndryshonin emër, pagëzoheshin, “Paratëhëna”, dhe nuk ndryshonin asnjë grimcë nga të hënat e zakonshme./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top